
Një ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Irani po mbështet sulmet nga rebelët Houthi të Jemenit në Detin e Kuq.
Zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare, Jon Finer, tha në Forumin e Sigurisë në Aspen se SHBA-ja beson se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është i përfshirë në planifikimin, ekzekutimin dhe autorizimin e sulmeve me raketa dhe dron mbi Izraelin dhe transportin në zonë.
“Ne besojmë se ata janë të përfshirë në kryerjen e këtyre sulmeve… dhe në fund ata i mbështesin ata”, tha ai sipas Sky News.
Nga ana tjetër një zyrtar ushtarak amerikan njoftoi se një luftanije amerikane rrëzoi dron nga zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dje, vetëm disa ditë pasi grupi rebel mori përgjegjësinë për sulmet ndaj tre anijeve tregtare amerikane në Detin e Kuq.
Top Channel