“Buxheti 2024”, është miratuar në pak minuta në një seancë të pazakontë plenare me 74 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e opozitës grumbulluan karriget rreth foltores, mes përplasjes me Gardën, ndezën sërish tymuese me ngjyra, ndërsa u dëgjuan edhe shpërthime në sallë.

Mes përplasjes së tavolinave dhe thirrjeve “Turp, turp”, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar nen për nen “Buxhetin 2024”.

“Fatkeqësisht opozita vazhdon në rrugën e paligjshmërisë, por fati i një njeriu nuk mund të jetë fati i shqiptarëve, shqiptarët duan votimin e buxhetit për investime, për rritjen e pagave, për shërbime më cilësore, nuk mund ta merrni peng kuvendin”, tha Nikolla.

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani u përjashtua nga seanca, pas ndezjes së tymueses.

Garda e Republikës ishte vendosur në gatishmëri për të siguruar mbajtjen e rregullit gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku pritej të miratohej nen për nen buxheti për vitin 2024.

Kujtojmë se opozita paralajmëroi kaos dhe bllokim të punës në Kuvend, pas përjashtimit me 10 ditë të 6 deputetëve; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, si protagonistët e tensioneve herën e shkuar për të sabotuar me flakadanë e flakë punën e Kuvendit.

Kujtojmë se ky është i njëjti skenar i përsëritur në seancat e fundit plenare në Kuvend,ndërsa në seancën e së hënës u tenua t’u vihej flaka karrigeve të grumbulluara në foltore.

FOTO GALERI
7/50

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA