Ismaël Bennacer i dha fund vuajtjeve prej gjashtë muajsh në ndeshjen ndaj Frosinones, sfidë të cilën Milani e fitoi 3-1.
Mesfushori algjerian zbriti në fushë në minutën e 79’, teksa qëndronte jashtë prej muajit maj pas dëmtimit në derbin europian me Interin.
26-vjeçari po punon fort për të gjetur formën më të mirë sportive, teksa pritet të marrë minuta edhe në transfertën e komplikuar ndaj Atalantës.
Milani mban vendin e tretë me 6 pikë më pak se Interi kryesues. Edhe pse gara për fitimin e titullit kampion do të jetë tepër e vështirë, Bennacer beson te rikuperimi i skuadrës së tij.
Që si fillim duhet të marrë maksimumin kundër zikaltërve të Gasperinit në fundjavë.
“Kam kaluar ditë shumë të vështirë, kam punuar fort për t’u rikthyer. Ia kam dalë të menaxhoj mirë kohën, ndihem krenar për punën e kryer.
Ende nuk jam në 100%-in tim, por jam afër arritjes së formës maksimale.
Serie A? Jemi shumë të përqendruar te sezoni. Jemi disi mbrapa, por ne akoma besojmë te fitimi i kampionatit.
Përjetë te Milani? Pse jo… “, theksoi një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit, rikthimi i të cilit do të forcojë edhe më shumë ekipin e “Djallit”./ Super Sport
Top Channel