Enisa kërkoi sot të largohej nga emisioni i dashurisë, “Për’puthen”.
Mes lotësh, e ndikuar nga komentet negative që kanë vërshuar në rrjetet sociale, konkurrentja kërkoi të lërë programin.
“Për çfarëdo lloj hapi që bën një femër, ajo gjykohet. Unë thjesht prekem për familjen time që arrin të lexojë atë komente. Një moment tjetër që më ka prekur më shumë, më thanë do të të djeg vajzën për së gjalli. Kishte shkruar me Instagramin e saj. Kur i thashë do të të denoncoj, e çaktivizoi fare profilin. Gabimet janë njerëzor”, tha konkurrentja, teksa tregoi disa nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë këto javë.
Aspak i prekur nuk u ndje Herisoni, me të cilin Enisa ka zhvilluar disa takime, që më pas përfunduan me debate të ashpra. Madje, në një sqarim në studio, konkurrentja goditi me shuplakë Herisonin, gjest që ky i fundit nuk e fal dot.
“Largimi i Enisës është dënimi që ajo meriton”, u shpreh Herisoni. I pyetur nga moderatorja Megi Pojani, nëse mund t’i bëjë thirrje ndjekësve të ndalojnë me këto ofendime, ai refuzoi, pasi “nuk mund të ul egon”.
“Nuk e bëj dot. Le të vazhdojnë komentet”, tha ai, ndërkohë që tregoi se momentin kur Enisa e goditi, e përjetoi keq nëna e tij.
Rrjedha e programit ndryshoi tërësisht kur Gerti e ftoi Enisën në kërcim, duke i rikthyer kështu, sado pak buzëqeshjen.
Top Channel