Berisha sërish nuk paraqitet në SPAK, nuk zbaton masën “detyrim paraqitje”

04/12/2023 10:30

Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk e zbatoi as sot masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Kjo është hera e tretë që Berisha thyen këtë masë sigurie.

Në raste të ngjashme kur masa e sigurisë thyhet në mënyrë të përsëritur siç ka bërë Berisha aplikohet masë më e ashpër sigurie, që në këtë rast është “arrest në shtëpi”.

Top Channel e ka pyetur zyrtarisht SPAK në lidhje më këtë situatë, por deri tani nuk ka ende një përgjigje.

Mbi Berishën rëndojnë masat detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, pasi akuzohet për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sipas GJKKO-së, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po hetohet për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, nuk e njeh vendimin e GJKKO-së për “detyrim paraqitje” dhe nuk është paraqitur në SPAK, pavarësisht lajmërimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA