Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55% krahasuar me një vit më parë Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim homologun e tij portugez, António Costan.
Gjatë takimit u diskutua rreth projekteve inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin sipas kryeministrit, do të dërgohet një ekip ekspertësh në Portugali.
“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Kryeministria.
Top Channel