Kryeministri Albin Kurti ka uruar për 28 nëntorin në një mënyrë të veçantë.

Këtë ditë të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti e ka quajtur një festë të katërfishtë.

“Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht. Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë. Nga Vlora sot paradite e tani drejt Prekazit në mbrëmje, gëzuar gjithë shqiptarëve 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjatë paradites së sotme ai ishte në Vlorë, aty ku u mbajt ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit, ku pjesëmarrës kanë qenë presidenti Begaj, kryeministri Rama, Albin Kurti dhe kryetarja Lindita Nikolla.

Kurti u shpreh për mediat: “Gëzuar të gjithë shqiptarët Flamuri, pavarësia, bashkimi, Liri!”.

Top Channel