“I preferuari” i Olta Gixharit por jo në puntatën e fundit, kur Eni Shehu mori kritika të forta nga anëtarja e jurisë.

I ftuar në emisionit “Në Shtëpinë Tonë” , konkurrenti i “DWST” Eni Shehu, është treguar ‘i zhgënjyer’ nga Olta Gixhari , që sipas tij , “e paketoi”.

“Në një moment, e vlerësoj shumë sinqeritetin dhe mendimin e drejtpërdrejtë që Olta i shprehu ato që kishte për mua. Them që është diçka që duhet ta reflektoj vërtet, është, kur ajo shprehet në ate mënyrë aq të ashpër ka ardhur aty ku nuk mban më”.

A nuk mendon se mund të t’i thoshte kritikat jo aq publikisht, për aq kohë sa jeni miq?

“Jo, më mirë publikisht. Ne jemi në një spektakël ku marrim pjesë të dy, në privat është tjetër gjë. Më paketoi në publik. U teprua pak sepse unë kisha kërcime vërtet të mira, rumba”.

Eni Shehu i është përgjigjur dhe kritikave pse nuk shkoi të shikonte në spital partneren e tij pas incidentit në “DWTS”.

“Unë e përjetova shumë keq, madje jam penalizuar duke më thënë “pse nuk i shkove Erisës në spital”. Unë u shokova, nga ajo që ndodhi, të nesërmen ne kemi komunikuar në telefon bashkë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA