Ina Kollçaku ishte konkurrentja që u eliminua nga “DWTS” këtë të premte.
E ftuar në “Fan Club” ka folur për debatin që ka pasur me Valbona Selimllarin gjatë një puntate, kur juria po jepte gjykimin dhe pikët e veta. Ishte një debat me tone të forta. Ina shprehet se Valbona nuk e ka pëlqyer atë që në fillim të spektaklit dhe këtë gjë e ka vënë re edhe nga shikimet që ka bërë kur shkëmbeheshin nëpër korridoret e Top Channel. Më tej ajo shton se pas debatit, kanë diskutuar, por mesa duket nuk e mbyllën këtë muhabet, sepse sipas Inës pikët e ulëta që Valbona i ka dhënë e reflektojnë më së miri.
Kiara Tito: Një pikë tjetër e fortë e jotja është që ke replikuar me jurinë dhe ke marrë përsipër këtë rrezikun që mund të të ulin në një farë mënyre pikët. Valbona për shembull është një njeri i qetë, ama në debatin me ty shpërtheu.
Ina Kollçaku: Ne kemi mësuar shumë gjëra nga Valbona që ka qenë soliste gjimnaste dhe që shpërthen. Më vjen mirë që këtë edicion ka vendosur të tregojë të gjitha sekretet e veta. Le të themi që unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë nga Valbona që në fillimin e kompeticionit, që nga shikimet që kishte kur haseshim nëpër korridore. Thjesht e kupton kur një njeri të pëlqen dhe një njeri nuk të pëlqen. Arti është subjektiv kështu që e respektoj subjektivitetin e një njeriu që nuk të pëlqen dhe sigurisht që çfarëdo që të bëj, edhe çudinë më të madhe në skenë, thjesht nuk të vjen sepse ti këtë person nuk e pëlqen.
Por do kisha vlerësuar dhe ndershmërinë e të thënit që dëgjo, t’i mund të performosh çfarëdo lloj gjëje që të duash dhe mund të jesh në nivelin më të lartë të mundshëm, por ti mua nuk më pëlqen në skenë dhe prandaj ke gjashtë pikë. Nuk kemi pasur kontakte para spektaklit. Valbona pas debatit më kërkoi disa herë gjatë festës së Top Channel për t’u sqaruar, me shumë delikatesë bëra një bisedë sepse jam e edukuar, por që mendova që meqë ishte ajo që kërkoi bisedën, insistoi 3-4 herë, mendova që do ishte mbyllur atje, por e vërteta ishte që e reflektoi dhe nuk ishte mbyllur aty.
Ndërsa koreografi Albi Nako shprehet se Ina ishte një konkurrente e fortë dhe se së bashku me partnerin e saj në kërcim Eltionin nuk u vlerësuan aq sa duhet nga juria.
Top Channel