Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte policin, arrestohet një person në Tiranë

26/11/2023 12:41

Një person është vënë në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Ai u kap në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë nga efektivët e Policisë Rrugore. Për t’i shpëtuar ndëshkimit, ai tentoi që të korruptonte policët duke i dhënë 2 mijë lekë, një veprim në shkelje të ligjit.

Kjo bëri që ai të arrestohej dhe të shoqërohej në komisariat.

“Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Së fundmi, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar një shumë parash. Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin , por minon edhe besimin në institucionet tona. Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit”, thekson policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA