Mbretëria e Bashkuar premton 30 milion paund financim shtesë për Gazën

24/11/2023 09:36

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar një financim të mëtejshëm prej 30 milionë paundësh në të ardhura dhe ndihma për Gazën.

Vendimi u mor në prag të takimit të sekretarit të Jashtëm, Lord David Cameron, me agjencitë e ndihmës që ofrojnë mbështetje humanitare të financuar nga Britania e Madhe për Rripin e Gazës. Lord Cameron do të diskutojë gjithashtu mbështetjen e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, duke përfshirë trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe do të shikojë për një zgjidhje politike afatgjatë të krizës.

Sekretari i Jashtëm u takua me politikanë të lartë izraelitë, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, të enjten.

Sipas zyrës së jashtme, ai i bëri presion udhëheqësit izraelit që të hapte aksesin për furnizime mjekësore dhe karburant në Rripin e Gazës. Katër avionë të Mbretërisë së Bashkuar me ndihma humanitare për Gazën kanë mbërritur deri më tani në Egjipt. Furnizimet e fundit duke përfshinin 4,500 batanije dhe 4,500 dyshekë gjumi.

Financimi shtesë prej 30 milion £ do të thotë se Mbretëria e Bashkuar tani ka premtuar 60 milion £ në ndihmë humanitare që nga fillimi i luftimeve në tetor.

“Është jetike të mbrohen civilët nga dëmtimi dhe ne po shikojmë urgjentisht në të gjitha rrugët për të marrë ndihma në Gaza, duke përfshirë rrugët tokësore, detare dhe ajrore”– tha Cameron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA