VIDEO/ Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit. “Benz”-i përmbyset në rrugë, bllokohet trafiku
Mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar një 48-vjeçar në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe, i cili ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Shtetasi A. Z., dyshohet se e ka bërë veprimin për motive të dobëta ndërsa bashkëshortja e tij 38-vjeçare aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Siç njofton policia, burri e ka qëlluar me thikë bashkëshorten për motive të dobëta. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, në shtëpinë e çiftit në fshatin Grizhë në Malësinë e Madhe, kanë mbërritur forcat e policisë, ku kanë arrestuar në flagrancë 48-vjeçarin me inicialet A.Z.
Mësohet se gruaja pavarësisht plagëve që ka marrë nga dhuna që bashkëshorti ka ushtruar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel