Një person ka humbur jetën pasi ra nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.

Viktima me iniciale I. M. rreth moshës 50-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht, por ende nuk dihet zyrtarisht. Trupi i biznesmenit, babait të dy djemve, ka mbetur në tarracën e katit të dytë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, në fillim të shëtitores bregdetare “Taulantia”. Gjithsej në total pallati është 12-të katësh, ndërsa viktima ka rënë nga kati i 9-të.

Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e policisë, për të vijuar më tej procedurat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA