“Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, festë kombëtare”/ Rama – Osmanit: Unë e dëgjoj presidentin, sygjerojani edhe ju kryeministrit

23/11/2023 12:57

Tirana ka hapur zyrtarisht dyert për Samitin e III të Diasporës, në një bashkim mbarëshqiptar të vlerave, ideve, nismave e vizioneve që do të mundësojnë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur pranoi propozimin e Presidentit të Republikës për njohjen e 22 nëntorit, që është festë kombëtare pasi simbolizon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, si të tillë edhe në Shqipëri. Ai madje i kërkoi presidentes Vjosa Osmani, që t’ja propozonte këtë nismë edhe kryeministrit Albin Kurti.

“Duke qenë se jam këtu, në mbyllje dua të kujtoj Gjergj Fishtën. Është e pamundur të mos  e kujtosh pavarësisht se është pjesa e hidhur e ëmbëlsisë së shqiptarisë tek “Vallja e Parrizit” kur ai e siguron Gjergj Kastriotin të mos shqetësohet për çfarë ndodh në Shqipëri sepse “Për inat të djallit dhe atyre shqiptarëve që e mbajnë Skënderbeun në fjalë, por jo në zemër, Zoti ka me e mbajt Shqipërinë në këmbë me nder dhe me lumni”.

Sot, mund ta themi me plot gojën për të gjitha arsyet qe na japin këto që kemi arritur, por dhe gjithë shqiptarët që shkëlqejnë nëpër botë apo që bëjnë sukses edhe pse të panjohur që Zoti do ta mbajë Shqipërinë në këmbë me nder dhe me lumni, jo vetëm për inat të atyre shqiptarëve që e kanë Skëndërbeun në fjalë, por jo në zemër, por në radhë të parë si shpërblim për ata shqiptarë, gjithnjë e më shumë në fakt, mes shqiptarëve që ia bëjnë hyzmetin porosisë së Skëndërbeut, duke qenë shqiptarë të mirë në shtëpinë e tyre dhe në punën e tyre.

Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të Presidentit të Republikës, unë dua ta kornizoj këtë fjalë dhe në funksion të frymës së këtij Samiti, por edhe në funksion të asaj që thashë, rëndësia e madhe që ka që ne të jemi bashkë dhe ne të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri është, në fakt, diçka e çuditshme por prapë është forca e një njeriu, e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por i cili pati vizionin që të kërkojë që dita e alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe unë mendoj që tani është dita që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh të jetë një dite feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj që edhe Presidentja e Kosovës do ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA