Arti i qethjes së deleve në Zelandën e Re, emocion që vjen mes muzikës klasike

23/11/2023 23:27

Muzika klasike, dyshekët e butë si dhe ndjesia e qethjes së deleve, janë disa nga momentet më të mira që mund të përjetoni në një fermë në Zelandën e Re.

Harrojeni çdo paragjykim për blegtorët, thotë AFP, dhe përpiquni të jetoni mes tyre për të përjetuar jetesën e zhurmshme.

Në Stacionin Lake Hawea në ishullin jugor të Zelandës së Re, pronarët Geoff dhe Justine Ross janë avokatë të artit më të butë dhe më qetësues të “qethjes së deleve”. Teksa blegtorët qethin delet, tingujt e Noxart përhapen rreth fermës duke ofruar një ndjesi që pak kush mund ta përjetojë.

Çdo blegëtor, paguhet sipas viteve të eksperiencës që ka. Secili prej tyre mund të fitojë shumë në se nuk e dëmton delen gjatë qethjes ose shumë pak nëse është i ngadaltë dhe nuk e zotëron siç duhet këtë zanat. “Ne jemi të gjithë për të pasur dele më të lumtura dhe më të qeta. Kjo fillon me mënyrën se si i trajtojmë ato”, tha Justine Ross për AFP ndërsa shtoi tufa e saj e deleve shkon në 10000.

Top Channel