Edhe Fieri nuk i shpëton këtë vit prirjes për të kaluar festat jashtë vendit.

Prenotimet dhe në këtë qytet janë shtuar siç tregojnë agjencitë turistike pasi janë më të larta nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas operatorëve turistike ne Fier gati 20-30% e familjeve mendojnë të kalojnë festat jashtë vendit, ku destinacionet më të kërkuara janë Italia dhe vendet europiane, por edhe te fëmijët apo familjarët e tyre. Këtë vit ka edhe kërkesa për destinacione të ngrohta si Dubai apo ishujt Karaibe.

Prirja për të udhëtuar jashtë ka ardhur në rritje pas pandemisë, por sipas operatorëve turistike një prej faktorëve ndikues është dhe shtimi i udhëtimeve low cost.

Top Channel