Përvjetori i vrasjes së presidentit Xhon Kenedi/ Komplotet flasin për ‘UFO’, vrasje nga ‘sovjetikët’ apo nga vetë gruaja (fotot)

22/11/2023 18:50

Sot në përvjetorin e vrasjes së Xhon Kenedi, mediat kanë zgjedhur të kujtojnë presidentin e dashur amerikan dhe vrasjen e tij të mistershme që ende intrigon amatoret.

Versioni zyrtar i vitit 1964 për vrasjen e presidentit të dashur amerikan, 46-vjeçar kanë dhënë përgjigje relativisht të besueshme mbi atë që ndodhi, por shumë njerëz nuk dihet se përse kanë zgjedhur të gërmojnë në teori për versione alternative të ngjarjes.

60 vjet më parë presidenti 46 vjeçar John F. Kennedy u vra në mënyrë shokuese ne limuzinën e tij të hapur teksa parakalonte me gruan e tij Jackie në Dallas, Texas.

Hetimi zyrtar i vitit 1964 identifikoi ish-marinsin 24-vjeçcar Oswald si vrasësin e vetëm të presidentit, por kjo nuk i ka kënaqur të anëtarët e publikut, të cilët besojnë se atentati është pjesë e një plani të komplikuar sekret, ndoshta dhe me ‘përfshirje aliene’.

Aparati i inteligjencës artificiale Google Bard i pyetur per çështjen, tha se “dyshuesit kanë të drejtë pasi në ngjarje ka mjaft elementë konfliktues edhe pse çështja është komplekse”.

“Përveç kësaj komisioni zyrtar i hetimit është kritikuar për mungesë transparence dhe mos-përgjigje ndaj disa elementëve kyçë të ngjarjes”.

Disa nga teoritë alternative më të besueshme janë ato të përfshirjes së CIAs apo agjentëve kuubanë.

Vetë inteligjenca Google Bard thotë se nga të gjitha teoritë e listuara, ajo e një vrasësi të dytë përveç Oswald, është më e besueshme.

“Disa faktorë mbështesin teorinë me dy vrasës. Së pari analiza zanore e tingujve në filmin Zapruder, sugjeron se ka pasur tre të shtëna dhe jo dy, siç ka deklaruar Komisioni Warren i hetimit”.

“Kjo përputhet me disa dëshmi që thonë se kanë dëgjuar tre të shtëna të veçanta”, thotë aparati.

Të tjerë shtojnë se trajektorja e plumbit është e dyshimtë, siç janë dhe prezenca e disa figurave të panjohura në sheshin Dealey, ku u vra presidenti.

Mes disa teorive të tjera të guximshme, është ajo e vrasjes për ta ndaluar të zbulonte ekzistencën e alienëve, pasi Kennedy i kishte dërguar CIAs një letër ku kërkonte të dinte të vërtetën.

Të tjerë thonë se Kennedy u bë të heshtë pasi donte t’i jepte fund ‘kompleksit ushtarako industrial’ të SHBA, apo se një shoqëri sekrete e quajtur Iluminati, ishte e shqetësuar se presidenti do t’i jepte fund luftës fitimprurëse të Vietnamit, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

Një tjetër version ‘Iluminati’ është teoria se presidenti kërkonte të lëshonte bono thesari dhe kjo kërcënonte bankën qendrore te SHBA ‘Federal Reserve’, që është në pronësinë e Iluminatit.

Të tjera teori thonë se vrasjen e kreu shoferi i limuzinës së tij, ose se gruaja e tij e vrau prej aferës së presidentit me aktoren Marilyn Monroe.

Ndërsa teoria se presidenti në fakt nuk ka vdekur por është larguar drejt Kubës, është ngritur pas zbulimit të blloku të shënimeve të Kennedy.

‘Përfshirja sovjetike’ bën të dyshohet gjithashtu se Lee Harvey Oswald qëlloi me urdhër të shefave të tij komunistë, pasi kishte qenë ne BRSS në 1959, por ndryshoi mendje dhe në 1961 u kthye në SHBA.

Dokumente të CIA për vrasjen e  JFK tregojnë se një person anonim kishte paralajmëruar ambasadën amerikane në Australi se Kennedy do të vritej nga Bashkimi Sovjetik për shumën  $100,000.

Nje njeri me ombrelle shihet ne diten me diell te vrasjes

Teoria e vrasësve të shumëfishtë është bërë e njohur nga filmi i Oliver Stone në 1991 ‘JFK’, me Kevin Costner në rolin e agjentit Jim Garrison.

I njohuri si agjenti Landis, sot 88 vjeçari thotë se ka hequr një plumb nga prapa sediljes së presidentit të vrarë dhe e vendosi në barrelën e tij duke menduar se i kishte rënë kolegut të tij hetues.

Të tjerë observues flasin për “njeriun me ombrellë” në trotuar kur makina e presidentit kalon, në ditën me diellin e shkëlqyer.

Njeriu i dyshimtë me ombrellë më vonë u identifikua si Louie Steven Witt dhe në 1978 tha se e bënte në shenjë proteste të kryeministrit britanik Neville Chamberlain (i cili mbante gjithmonë ombrellë) për tolerimet ndaj nazistëve dhe Hitlerit.

FOTO GALERI
5/5
Të tjerë observues flasin për “njeriun me ombrellë” në trotuar kur makina e presidentit kalon, në ditën me diellin e shkëlqyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA