Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Burrelit pasi e kishte kthyer banesën e tij në një depo armësh.

Policia tha se gjeti dhe sekuestroi brenda banesës 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli.

Operacioni “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje u finalizua nga policia e Dibrës dhe e Matit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte armë të ftohta dhe municion.

Gjatë kontrollit në banesë policia tha se armët e ftohta, 11 thika dhe municionet e ndryshme luftarake ky shtetas i mbante te fshehura, por nuk ka dhënë sqarime se për çfarë përdoreshin.

Marrja në pyetje e 30-vjeçarit pritet të zbardhë nëse i riu ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve, apo nëse ato ishin porositur nga ndonjë grup kriminal.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel