Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi një peticion të paraqitur nga Shoqata e Viktimave të Terrorit Almagor për të ndalur marrëveshjen e pengjeve.
Sky News shkruan se gjatë ditës së sotme ata kërkuan një vonesë në zbatimin e marrëveshjes, duke pretenduar se shkelte kushtet raportit të vitit 2012 për shkëmbimin e të burgosurve.
Ai përcakton se vetëm një “numër i vogël i të burgosurve të mbajtur nga Izraeli mund të lirohet për çdo robër izraelit që kthehet”, sipas raportit të Times of Israel.
Organizata kërkon që gjykata të urdhërojë qeverinë të demonstrojë se marrëveshja aktuale nuk rrezikon jetën e civilëve izraelitë dhe ato të ushtarëve të IDF të mbajtur rob nga Hamasi.
Gjithashtu u kërkua që të vendoset se qeveria “nuk ka të drejtë të diskriminojë midis gjakut dhe gjakut”, që do të thotë se nuk ka autoritet të përcaktojë që një rob do të lirohet dhe një tjetër rob “do të mbetet në duart e vrasës që pikojnë gjak.”
Në bazë të ligjit izraelit, familjet e viktimave të krimeve të kryera nga të burgosurit që do të lirohen në një shkëmbim kanë 24 orë për të bërë kërkesë kundër tij.
Top Channel