Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e kësaj të djele seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Ishujve Faroe, që luhet këtë të hënë në orën 20:45 në “Air Albannia” dhe që transmetohet në “SuperSport 2“, me Shqipërinë që synon të grumbullojë rekord pikësh, pasi kualifikimi është siguruar tashme.
Skuadra është duke u stërvitur në stadiumin “Air Albania”, me grupin që është i plotë dhe i gjithi në formë shumë të mirë.
Trajneri Sylvinho Campos është duke udhëhequr stërvitjen e ekipit, ndërsa disa minuta më parë ishte në konferencë për mediat, e fundit para sfidë me Ishujt Faroe. Pritet që në këtë sfidë, të ketë disa ndryshime ne formacionin e kuqezinjve.
Top Channel