Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”
Në pranga ra M. A., 41 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
41-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërkim, kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një gruaje, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën 41 900 euro të dyshuara të falsifikuara, 10950 dollarë të dyshuar të falsifikuar, një dedektor për GPS, një palë targa të huaja, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë, veshjet e përdorurua nga ky shtetas, një kapele kamuflazhi dhe një palë doreza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel