Cha Cha energjike dhe e zjarrtë e Inës me Joanën ka “mbërthyer” jurinë e Dancing With The Stars, ndërsa nuk kanë munguar momentet pikante.
Ka qenë Olta Gixhari që ka thumbuar Ilir Shaqirin duke thënë se “ e kanë bërë për ty”, por kryetari i jurisë nuk ka bërë hap pas duke u përgjigjur se e kanë pasur me Eltionin, balerinin profesionist që ka shoqëruar Inën në performancat e saj përgjatë netëve të tjera të Dancing.
E pyetur nëse do të donte të qëndronte çift me Joanën për pjesën tjetër të spektaklit më të madh të kërcimit, Ina është përgjigjur se: Unë e shoh një Rumba me Joanën. Shoh ca kërcime që nuk i kam bërë akoma me Joanën, që do t’ i rrjedhë kryetarit të jurisë deri në finale.
Kërshërisë së Ilirit se si do t’ja bënin me Token, Ina i është përgjigjur duke thënë se Eltioni “ka filluar karrierën e tij të re. Është anëtar jurie në Itali, pret të bëjë moshën për kryetar.”
Pjesë nga debati:
Iliri: Ina harron që te Tokja i ka sytë.
Ina: Tokja sot mori 10, kështu që problemi në këtë marrëdhënie paskam qenë unë.
Iliri: Jo absolut, mendoj që performanca ishte një performancë e denjë e dy balerinave megjithë kufizimet që ti pate në një kërcim pranë një Joane që është një uragan. Ishit mjaft të këndshme për syrin e çdokujt.
Olta-Ilirit: E kanë bërë për ty.
Iliri: Jo, unë mendoj se e kanë bërë për Token sepse po të shohësh ne koreografët, profesorët e baletit, i kemi sytë 360 gradë dhe na sheh edhe ajo që s’thuhet. Por duke parë koreografinë e Inës dhe Joanës shikoja edhe adhurimin që dikush nga tavolina i jepte.
Olta: Këtu u bë skandal, ti Ilir e ke mendjen te Tokja. Kush ishte burri nga ju të dyja?
Ina: E bëmë me pjesë, e bëmë me pjesë.
Iliri: Unë mendoj se më dominante ishte Ina sepse në një moment Joana përfundojë në tokë, tani ti themi gjërat ashtu siç janë. Nuk i hapin burrat këmbët tani.
Bora: Ilir se po flet me duar dhe këmbë…
Iliri: Po sepse na futën në një “mood” tani që… më duket vetja si në spektakël.
Olta: Po në spektakël jemi Ilir, se po flet përçart më duket apo të hahet bukë. Tani për performancën, juve e keni shijuar shumë njera tjetrën, para pas dhe gjatë performancës, gjatë provave. Uroj që zoti kryetar i jurisë t’ju lërë bashkë.
Ina: Unë nga shtëpia kam ikur pak herët në fakt dhe vdes për pavarësinë time.
Bora: Domethënë do ta lije Token për Joanën.
Ina: Unë e shoh një Rumba me Joanën. Shoh ca kërcime që nuk i kam bërë akoma me Joanën, që do t’ i rrjedhë kryetarit të jurisë deri në finale.
Ilir: Uouu, uouu…
Olta: Këto e paskan ndarë mendjen këto, dmth e paskeni vendosur?
Iliri: Mirë, por si t’ja bëjë Tokes unë?! Ky është problemi.
Ina: Mos u shqetëso se ka shfaqe mjaftueshëm ai. E more vesh që ka qenë në juri Tokja në Itali?
Iliri: Ashtu, në juri…
Ina: Ka filluar karrierën e tij të re. Është anëtar jurie, pret të bëjë moshën për kryetar.
Top Channel