Një shqiptar 39-vjeçar i cili jeton në Selanik, ka tentuar të vrasë kunatin e tij 37-vjeçar në zonën e Lagadës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku sipas ELAS-it, 39-vjeçari nën efektin e alkoolit dhe me armë gjahu, ka qëlluar në drejtim të 37-vjeçarit, pa mundur ta plagosë.
Kur 39-vjeçari u rrethua nga policia, qëlloi me armë në ajër dhe u fut në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria. Pavarësisht rezistencës së fortë, u bë e mundur arrestimi i tij nga autoritetet greke.
Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e Lagadas dhe e cila, siç u konstatua, kishte gëzhoja të gatshme për përdorim në dy dhomat. 37-vjeçari mbante një rrip gjuetie të mbushur me gëzhoja të llojeve të ndryshme, i cili gjithashtu u sekuestrua.
I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Selanikut.
Top Channel