Pesë persona kanë rrezikuar të mbeteshin në det pasi gomonia me të cilën po lëviznin drejt Porto Palermos pësoi avari.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Dhërmiut, ndërsa pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në bord.
“Dhërmi/Rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues pësoi avari, Policia Kufitare shpëton 5 shtetas.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.
Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo.
5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.
Policia Kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre”, shkruan policia.
Top Channel