Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe raporton se spitali Baptist al Ahli është nën “sulm të dhunshëm”.
Grupi thotë se ekipet e tij janë “të paaftë për të lëvizur” dhe nuk mund të arrijnë njerëzit e lënduar, sipas Sky News, ndërsa thekson se nuk mund t’i verifikojë këto pretendime.
Një ditë më parë forcat izraelite bastisën spitalin Al Shifa, më i madhi i Gazës dhe trupat e tij janë ende duke përfshirë sot godinën, sipas tyre.
Izraeli pretendon se al Shifa përdoret nga Hamasi për të drejtuar operacione ushtarake, gjë që grupi militant e mohon.
Israeli military tanks besiege Al-Ahli Baptist hospital in Gaza, and violent attack is underway. PRCS teams are unable to move and reach those who are injured.#Gaza #NotATarget #IHL pic.twitter.com/f3HRoWlbQd
— PRCS (@PalestineRCS) November 16, 2023
Mjeku Abu Sitta, i cili tani është larguar nga spitali Baptist al Ahli, i tha korrespondentit amerikan të Sky News Mark Stone, se kolegët e tij i kanë thënë atij se spitali është “plotësisht i rrethuar”.
Ai tha se bombardimet ishin shumë afër spitalit.
“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë” për ambulancat që të lëviznin”, tha ai.
Atyre u është dashur të mbyllin sallat e operacionit në spital, theksoi ai, ndërsa shtoi se “është i vetmi spital funksional në qytetin e Gazës”.
“Sot ka qenë absolutisht katastrofë”, tha mjeku.
“Dje, ka pasur një sulm ajror në një xhami ku njerëzit po kërkonin strehim dhe ne morëm qindra të plagosur. Dhe sot në mëngjes na kishin mbaruar të gjitha furnizimet dhe nuk mund të ofronim më shërbim në sallën e operacionit në asnjë mënyrë. Nuk mund të bënim më operacionet.”
“Ka qindra, nëse jo mijëra qytetarë të civilëve të plagosur rëndë në spitalet në Gaza. Ka mijëra të plagosur që po vdesin sepse u është hequr kujdesi shëndetësor sepse sistemi shëndetësor është vënë në shënjestër dhe është çmontuar plotësisht”, shtoi ai.
Top Channel