Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027

15/11/2023 22:14

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

“Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi:  Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.  Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer”, ka shkruar kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme në X.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA