Suella Braverman shkarkohet nga detyra e sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme në Angli

13/11/2023 10:02

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka riformuar sot qeverinë e tij një vit përpara zgjedhjeve të reja të përgjithshme, ku ai ende ndodhet 24 pikë pas opozitës laburiste në sondazhet e opinionit publik.

Viktima e parë e ndryshimeve në kabinet është Suela Braverman, Ministrja e deritanishme e Brendshme u shkarkua për shkak të komenteve të saj acaruese dhe minimin e punës së Policisë, në kohë të protestave të mëdha pro-palestineze në Londër, komente të bëra në një shkrim të saj në gazetën “The Times” të Londrës.

Suela Braverman ka qenë po aq kontraverse edhe me komentet e saj një vit më parë për emigrantët shqiptarë të ardhur me gomone, duke e cilësuar ardhjen e tyre me fjalën pushtim. Ajo qëndron edhe pas politikes së dërgimit të emigrantëve të ardhur me gomone ne Ruanda, legaliteti i së cilës do të vendoset të mërkurën nga Gjykata Supreme e Britanisë, e cila mund edhe te kundërshtohet sipas spekulimeve.

Ndërkohë, në një zhvillim interesant ish-kryeministri britanik David Cameron, ai që kërkoi bërjen e referendumit për Brexit-in, është parë të hyjë në zyrën e Rishi Suank, ku spekulohet se ai do të jetë ministri i ardhshëm i Punëve të Jashtme, në kushtet e krizave të mëdha ndërkombëtare. Riformatimi i qeverisë britanike ndodh kur konservatoret ndodhen në pushtet pas 13 vitesh dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ata pritet të humbasin, dhe kur në sondazhe ndodhen 24 pikë pas laburistëve të opozitës.

Rishi Sunak ka provuar njoftimin e shumë politikave gjatë muajve të fundit, por ato dukshëm nuk kanë mundur të ndryshojnë perceptimin e britanikëve për qeverinë e tij dhe fytyrat e reja të qeverisë, ka gjasa të jene ato që do të jenë në kabinetin qeveritar deri në zgjedhjet e reja parlamentare të 2024.

Top Channel