Juliana dhe Silvester vijuan të përqëndruar provat e tyre për të arritur një performancë sa më të mirë mbrëmjen e së premtes në “Dancing With The Stars”.
Pavarësisht se këtë herë janë ndryshuar partnerët, Juliana vijoi punën në palestrën e provave. Por nga ana tjetër konkurrentja tregoi se nëse do t’i lihej në dorë zgjedhja, do të preferonte të punonte me Luixhinon.
Ndër të tjera Juliana i kërkoi Silvesterit të harrojë Enxhin dhe të fokusohet tek ajo, të jetë i qeshur dhe më pak i rreptë se Dioni.
“Do më thuash që nuk do fokusohesh tek Enxhi këtë javë, do fokusohesh tek unë”, u shpreh konkurrentja.
Silvesteri nuk u ndikua aspak nga këto fjalë, por motivoi Julianën për të arritur një kërcim më të mirë se javët e kaluara, për të treguar punën e bërë në “Dancing With The Stars”.
“Unë do të bëj të pamundurën që të dalësh më mirë se me partnerin tjetër. Duhet t’i tregojmë jurisë se do ia dalim edhe pse ndërruam partner. Duhet të dalim mirë”, deklaroi balerini.
Top Channel