Sardi Strugaj dhe Erisa startuan natën e gjatë të kërcimeve në “Dancing With The Stars”, me një rumba emocionuese.
Nën tingujt e këngës së Alban Skënderaj “Njëherë në jetë” ata dhuruan një performancë që u pëlqye nga juria. Nga ana tjetër artisti vlerësoi edhe karrierën e Sardit në muzikë.
Valbona Selimllari: Sardi kishte një super performancë, më pëlqeu shumë. Je liruar, ke arritur elasticitetin. E vetmja gjë që më shqetësoi është që mban kokën poshtë.
Ilir Shaqiri: Ka një potencial të jashtëzakonshëm, por mendoj që figura e asaj që është palloi në rumba, në mënyrën më sensuale më të mundshme komandon vajzën. Vlerësoj që nuk u ndale në momentin që u përballe me një problem teknik.
Lori Bala: Çdo kritikë që unë i jap, i rregullon herën tjetër. Pashë një ndjeshmëri, përfshirje me vajzën dhe interpretim shumë të mirë. Më kryesorja është beli. Ajo 8 që bëhet në rumba, që ti e realizove shumë mirë.
Olta Gixhari: Ajo që gati më mahniti ishte mënyra se si e përcolle Erisën gjatë gjithë kërcimit. E dashurove me sy.
Alban Skënderaj: Është një fillim shumë i bukur. Balerinët meritojnë një duartrokitje për të gjithë kontributin profesional, për çfarë kanë dhënë ndër vite. Do kthehem tek Sardi, do të thoja që sot me shumë krenari e quaj koleg. Shumë dinjitoz që vazhdon rrugëtimin tim me rrugën e veçantë. I uroj një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.
Sardi Strugaj: Albani është frymëzim jo vetëm për mua po për të gjithë artistët. Të falënderoj për gjithë shembullin që ke dhënë.
Alban Skënderaj: Sot trego që është një balerin shumë i mirë. Shumë sensual me mënyrën si kërceu.
Sardi dhe Erisa rrëmbyen nga juria 40 pikë, ndërsa për publikun me kodin VIP10 është i hapur votimi.
Top Channel