Elvis Pupa dhe Jora kanë vijuar të qetë provat e tyre ditore përpara spektaklit të “Dancing With The Stars”, ku nuk munguan batutat dhe zbulimi sekreteve.

Këtë herë konkurrenti tregoi për ëndrrën e fëmijërisë së tij, por nuk është aktrimi. Pupa u shpreh se ka pasur shumë dëshirë për t’i rënë një vegle muzikore, përkatësisht baterisë.

Jora: Po qejfi për instrumentin muzikor si ka nisur?

Elvis Pupa: Herët fare. Unë dëgjoja shumë muzikë. Rrija në shtëpi, futesha në dhomë dhe dëgjoja shumë muzikë. E imagjinoja veten në skenë duke performuar, por jo duke kënduar, duke i rënë baterisë.

Jora: Jo duke aktruar?

Elvis Pupa: Jo duke aktruar. Fare, asnjëherë në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA