“Dancing With The Stars” pritet të startojë pas pak, ndërsa mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve që do të performojnë nën tingujt e e këngëve të artistit Alban Skënderaj.
Konkurrentët janë përgatitur në prova gjatë gjithë javës, ku me entuziazëm po presin të nisin garën e nxehtë mbrëmjen e sotme.
Të gjithë kanë zgjedhur një këngë të artistit dhe më pas kanë specifikuar zhanrin që do të kërcejnë.
Këngët hit të Alban Skënderaj, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut, do të vijnë ndryshe gjatë mbrëmjes së sotme në ekranin e Top Channel.
Skenografia, kostumografia dhe muzika do ju shoqërojnë në mbrëmjen e veçantë, andaj mos harroni në 21:00 startimin e natës së gjashtë të “Dancing With The Stars”.
Top Channel