Një ekspozitë me 43 piktura dhe 150 vizatime nga piktori i njohur pogradecar Anastas Kostandini është çelur në qytetin e Korçës.

E titulluar “Paris, je t’aime”, ekspozita me punime që pasqyrojnë pjesë të ndryshme të kryeqytetit francez është sjellë si një simbolikë në qytetin që identifikohet si “Parisi i vogël” dhe që në sytë e piktorit gjenden jo pak ngjashmëri.

Korça e ka hirin e një qyteti shumë të strukturuar, jo vetëm me një fizionomi të përcaktuar jo vetëm të pasur me kulturë me urbanistikës, ashtu siç është edhe Parisi.  Jo vetëm që është i organizuar dhe qeveriset në një mënyrë shumë interesante, por ka edhe disa tipare të peizazhit që ngjasin me tipare me Parisin.

Korça është një qytet jo shumë i shpërndarë, ka një fizionomi urbane që më jo ndjesinë sikur jam në kodrën e Montmarterit dhe pikturoj Parisin.  Unw kam një marrëdhënie krejt të zakonshme me Parisin por ka diçka të jashtëzakonshme në pasionin tim për ta pikturuar atë.

Për Tason ekspozita vjen si një mesazh për të gjitha vendet dhe popujt e tyre që të cilët duhet të bashkëveprojnë në kulturat e tyre dhe të pranojnë botën pasi nuk mund të ekzistojë një qytetërim jashtë ndikimit dhe jashtë pranimit të qytetërimeve të tjera.

Top Channel