Ina Kollçaku dhe Eltion erdhën me salsa sonte në skenën e “Dancing With The Stars”.

Me këngën e Alban Skënderajt, “Ping Pong”, çifti luajtën ping pong me hapat e një salse, që u vlerësua si kërcimi më i mirë nga juria. Anëtarët e jurisë, e cilësuan një nga performancat më të arrira të aktivistes.

Lori Bala: Një nga performancat e tua më të mira, salsa shumë teknike, këmbë të shpjeta e mbi të gjitha e shijove

Valbona Selimllari: Është e dukshme që je çliruar. Më vjen mirë që u kënaqe me kërcimin

Alban Skënderaj: Të përgëzoj se si në debate me tema të nxehta je përballur me burra me mjekra, duke thyer steriotipin e vajzës së bukur. Sot tregove që je një balerinë shumë e mirë. Faleminderit për këtë performancë.

Olta Gixhari: Sot është një nga performancat e para që ti je shumë e lumtur

Ilir Shaqiri: Nuk e di çfarë domatesh keni blerë për këtë salsa, por mendoj se ishte performanca më e mirë që ke bërë deri më sot.

Nga juria, pjesë e së cilës sonte është edhe Alban Skënderaj, çifti grumbulloi 42 pikë.

Nëse ju pëlqeu performanca e Inës dhe Eltioni, merrni celularin dhe votojini me kodin Vip15.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA