Arnita Beqiraj erdhi këtë herë me një Forxtrot nën ritmin e këngës ikonike të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, “Ende ka shpresë”.

Performanca u prit mjaft mirë nga juria, ashtu si edhe në kërcimet e shkuara. E vetmja kritikë për performancën ishte padjeshka e fundit në kërcim.

Valbona Selimllari: Super perfomance

Ilir Shaqiri: Një focë suprem, unë mendoj se figura skenike të tilla, amatoriale, janë të rralla dhe Arnita di ta zotërojë mjaft mirë atë që ka. Padjeshka e fundit mund tkishte qen më pak e komplikuar për ty, të uli pak. Mund të kishte pasur një ndërrim më pak. Zgjatim këmbët sa kemi jorganin

Olta Gixhari: Më pëlqen shumë që i hap punë vetes, nuk i ke koreografitë të thjeshta dhe ia del. Më pëlqeve!

Lori Bala: Që Arnita del kaq bukur është meritë e Enit, Arnita duket profesioniste.

Alban Skënderaj: Do sherbetosem pak por dua të përshëndes dashurinë e jetës, Miriamin. Të rikthehem tek Arnita, pozitive, e matur. Me këtë këngë të dy sot u shkritë në mënyrë fantastike. Mua çdo gjë më erdhi kaq natyrshëm saqë e mora si art.

Çifti në total rrëmbeu 47 pikë, pikët më të larta të mbrëmjes deri tani. Nëse doni t’i mbështesni mund t’i votoni me kodin Vip 1.  

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA