Juliana Nura guxoi sonte me performancën e saj nga paralelet.

E varur në paralele dhe me padjeshka të njëpasnjëshme, Juliana dhe Dion kërcyen në skenën e “Dancing With the Stars” nën ritmet e Alban Skënderajt.

Juria vlerësoi koreografinë, por nuk munguan kritikat:

Ilir Shaqiri: Po të kishte zhdërvjellësi, aq sa kishte potencë, do të ishte super koreografi. Kjo nuk do të thotë që nuk më pëlqeu.

Valbona Selimllari: Paralelja ka qenë vegla ime e preferuar. Është e vështirë. Unë të vlerësoj. Ishte performancë shumë e mirë.

Lori Bala: Ishte një kontemporane e realizuar shumë mirë

Olta Gixhari: Dion je një balerin gjigant. Je monument kulture. Juliana ishte shumë mirë. Mendoj se kontemporanja nuk ishte më e mira nga ti. Mendoj se duhet të ishit më të afërt me njëri-tjetrin.

Alban Skënderaj: Faleminderit që më rikthyet emocionet kur e kam shkruar këtë këngë. Ju përgëzoj për këtë sfidë.

Kjo kontemporane u vlerësua nga juria, pjesë e së cilës sonte është edhe Alban Skënderaj, me 43 pikë.

Nëse ju pëlqeu performanca e Julianës dhe Dionit, merrni celularin dhe votojini me kodin Vip5.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA