Atalanta Kërçyku solli përmes një kërcimi ritmik këngën ikonike të Alban Skënderajt “Një ëndërr” në Dancing With The Stars.
Performanca e saj u prit mjaft mirë nga kryetari i jurisë Ilir Shaqiri, ndërsa Olta Gixhari pati kritika.
Alban Skënderaj: Shumë energji. Sfiduese jo fortë e lehtë, kështu që waw! Meqë unë sot jam anëtar i pestë simbolik i ftuar, më lejo të dal fare pak nga rregulli. Do doja t’ju jepja të gjithëve 10, mendova që vajzave tu japim pikët maksimale dhe djemve një pikë më pak.
Lori Bala: Ishte shumë bukur. Në fillim mu duk e trembur por e kapi rimtin. Padjeshka shumë të mira, shumë të vështira
Olta Gixhari: Atalanta, kërcimi ishte shumë i shpejtë por të sugjeroj pak stabilitet. Xhixhi puno içik me gocën se të ikën ndonjëherë. Të kërkoj pak më stabilitet, ose qetësohu pak.
Ilir Shaqiri: Si mund të qetësohen lëvizjet në jive
Olta Gixhari: Kemi parë edhe jive të tjera sot.
Valbona Selimari: Mi kontrollo içik ato këmbët, sikur s’janë të tuat.
Luixhino: Unë kam mamin sot për herë të parë këtu.
Valbona: Ke një super djalë.
Iliri: Përveç elementëve akrobatikë, unë mendoj që dhuruar harmoni, shpejtësi, sinkron mes jush dhe mbi të gjitha atq që kjo skenë kërkon, dedikim.
Çifti u vlerësua në total me 46 pikë. Për të mbështetur Atalantën dhe Luixhinon votoni duke dërguar mesazhe me tekstin Vip6.
Top Channel