Tendencat e këpucëve që do të dominojnë deri në fund të këtij viti

09/11/2023 21:22

Në gjysmën e dytë të 2023, takat minimaliste janë ende shumë në modë, duke i shtuar disa centimetra të gjitha pamjeve tona në mëngjes dhe në mbrëmje.

Në pjesën më të madhe, opsionet e këpucëve të këtij sezoni janë goxha praktike, por sigurisht që nuk u mungon emocioni, ndaj le t’i hedhim një sy gjashtë tendencave që do të dominojnë pjesën tjetër të 2023-ës.

Pak stile këpucësh arrijnë të qëndrojnë aq aktuale sa këto. Është një zgjedhje e shkëlqyeshme për vjeshtën kur nuk jeni ende gati për t’i rikthyer çizmet tuaja – por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të vishen gjatë gjithë vitit. Kombinojini me çorape të trasha dhe xhinse.

Ngjyrë kafe

Po aq e gjithanshme dhe elegante sa e zeza, nuancat e thella të kafesë kanë një ngrohtësi dhe pasuri që përputhet me teksturat e materialeve të përdorura për këpucë luksoze.

Çizmet mbi gju

Trendi më i përhapur i çizmeve në pistat e vitit 2023, çizmet e gjata po shfaqen në koleksionet e Stella McCartney, Vivienne Westwood, Philipp Plein dhe Etro. Ndërsa dizajnerët preferojnë t’i kombinojnë me mini fustane dhe pantallona të shkurtra, ato duken pa dyshim shumë elegante mbi pantallona.

Taka minimaliste

Minimalizmi ka një vend në zemrat tona për disa sezone tashmë, por për vjeshtën ’23 ne po i pëlqejmë veçanërisht linjat e pastra dhe moderne të trendit. Të ndikuar nga vitet ’90, këpucët me taka të ulëta deri në mes janë një stil i domosdoshëm për veshjet e çdo femre.

Ka një muzë për secilën prej epokave të tyre në histori: Jean Shrimpton në vitet ’60, Courtney Love në vitet ’90, Alexa Chung në vitet ’00 dhe Zoë Kravitz tani. Mary Janes e këtij sezoni vijnë në materiale, ngjyra dhe lartësi të ndryshme, kështu që ka të paktën një palë për çdo shije.

Këtë sezon këpucët tona janë të zbukuruara me detaje me xixa dhe janë mënyra më e mirë për të përmirësuar stilin tuaj. Lajmi edhe më i mirë? Ashtu si gjerdani juaj i preferuar prej ari ose byzylyku ​​argjendi, ato shkojnë me pothuajse gjithçka: një fustan të zi të vogël, një kostum prej kadifeje apo një jumpsuit.

Top Channel