Presidenti Putin mbërrin në Kazakistan, njëkohësisht me samitin e liderëve të Azisë qendrore në jug (fotot)

09/11/2023 19:36

Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev priti sot homologun rus Putin në një ceremoni zyrtare në Astana, në një kohë kur lideri turk Erdogan dhe ai iranian Ebrahim Raisi janë bashkë në Uzbekistan, 1000 km më në jug.

Ish-republikat sovjetike të Azisë qendrore po përpiqen të diversifikojnë aleancat dhe burimet e tyre dhe një aktivitet diplomatik në rritje shihet aty nga vendet e mëdha, edhe pse Moska i konsideron ende nën influencën e saj, shkruan rrjeti francez AFP.

Pas ceremonisë së pritjes, Putin tha në Astana se dy vendet janë “aleatë shumë të ngushtë”, ndërsa dhe homologu kazak vlerësonte “aleancën me të kaluar të pasur, dhe të ardhme të ndritshme”.

Putin raportohet se ka ofruar bashkëpunim në një seri sektorësh, që prej ushtrisë, bujqësisë, energjisë bërthamore apo dhe ‘hapësirës’.

Moska ashtu si dhe rivalet e saj, ka shtuar së fundmi investimet në sektorin e energjisë së Azisë qendrore, te cilat zakonisht nuk përfshihen ne tregun evropian ose janë nën sanksione prej tyre.

Por dhe Evropa ka treguar interes për rajonin teksa javës që shkoi presidenti francez Macron bëri një vizitë të profilit të lartë si në Kazakistan e Uzbekistan, bashkë me një delegacion prej dhjetra biznesmenësh.

Vizitat tregojnë një rritje të aktivitetit diplomatik në Azinë qendrore, teksa si Evropa, Rusia, Turqia e Kina konkurrojnë për influencë ekonomike në rajon.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev priti sot homologun rus Putin në një ceremoni zyrtare në Astana, në një kohë kur lideri turk Erdogan dhe ai iranian Ebrahim Raisi janë bashkë në Uzbekistan, 1000 km më në jug.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA