Fitore me aromë kualifikimi për Muçin dhe Çelhakën, Plzen thyen sërish Dinamon

09/11/2023 20:53

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka luajtën si titullarë për skuadrën polake, duke zhvilluar performance pozitive.

Qarabag u thye 0-1 nga Bayer Leverkusen në Europa League. Një penallti e saktë e Victor Boniface në minutat shtesë, solli fitoren e 11-të radhazi në të gjithë kompeticionet për “Aspirinat” e Xabi Alonsos. Redon Xhixha e ndoqi takimin nga pankina.

Ajaxi i Diant Ramajt u mposht 0-2 në Amsterdam nga Brightoni i Roberto De Zerbit. Portieri shqiptar u mposht dy herë nga Ansu Fati dhe Simon Adingra në përballjen e Europa League.

Humbje regjistruan Roma dhe Liverpooli në të njëjtin kompeticionet. Skuadra e Jose Mourinhos doli pa pikë nga Praga pas disfatës 2-0 me Slavian. Ndërkohë, The Reds humbën 3-2 në Francë kundër Toulouse.

Plzen fitoi sërish ndaj Dinamos së Zagrebit, 1-0, në takimin e grupit D të Conference League. Rezultat që ka zhvendosur përkohësisht Ballkanin në vendin e tretë.

 

Top Channel