Betejat e mëdha pranë spitalit Shifa, IDF: Vramë 50 luftëtarë të Hamasit në qendrën e inteligjencës ushtarake

09/11/2023 16:47

Forcat e Mbrojtjes izraelite pretendojnë se kanë vrarë rreth 50 luftëtarë të Hamasit pas bastisjeve në “lagjen ushtarake” të qytetit të Gazës, pranë spitalit Shifa.

Spitali ka qenë objekt i shumë debateve me Izraelin, i cili pretendon se militantët e Hamasit po grumbullonin armë poshtë ndërtesës në mënyrë që të maksimizonte çdo viktimë të mundshme civile, diçka që grupi militant e mohon.

“Divizioni 162 ka operuar ditët e fundit në qendër të qytetit të Gazës në zonën e lagjes ushtarake të Hamasit, forcat e Brigadës Givati ​​eliminuan rreth 50 terroristë”, thuhet në një përditësim të IDF.

Në një sulm të koordinuar që përfshin këmbësorinë, tanket, inxhinierët, forcat speciale dhe forcat ajrore, Forcat e Mbrojtjes Izraelite deklaruan se punuan për të pastruar zonën dhe neutralizuar infrastrukturën terroriste, duke përfshirë një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore.

Gjithashtu ata kanë njoftuare se kanë gjetur dokumente të inteligjencës ushtarake që i përkisnin Hamasit, në zonën që e konsiderojnë zemra e inteligjencës dhe aktiviteteve operacionale ku militantët planifikuan sulmet e 7 tetorit në Izrael.

“Lagjja ushtarake përbëhet nga vende strategjike terroriste të Hamasit, duke përfshirë shtabin qendror të inteligjencës dhe selinë e grupit ajror”, tha ai.

Top Channel