Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë fillimisht në veriperëndim e më pas lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug të vendit. Reshjet do të jenë të herëpasherëshme  dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA