Irgeni dhe Joana i nisën provat e tyre ditore të “Dancing With The Stars” me këngën tradicionale të krushqve.
Ndërkohë teksa festa për fitoren e grupit “Krushqit” vijon, kjo gjë i ka dhënë më tepër motivim për të vijuar koreografinë në palestrën e provave.
Mes Irgenit ose siç njihet ndryshe Xhoda dhe Joanës nuk munguan as ironitë për grupin humbës “Kalle”.
Joana: We are the champions my friend (Ne jemi kampionët shoku im).
Irgen: Jemi kënaqur shumë. Çfarë janë këto?
Joana: Me këto shamitë do të fshijmë lotët e skuadrës “Kalle”. Më vjen keq që iku Ronaldo, por ai të paktën e shijoi. Edhe Roerdi iku me lot gëzimi. Këtë kam për Gracianon, sepse ai vdes për neve. Në e dimë që na do.
Irgen: Kështu që ne do të fshijmë lotët e njëri-tjetrit.
Joana: Mos të ka marrë ndonjë njeri mësysh, nga skuadra.
Irgen: E sigurt që më kanë marrë mësysh nga skuadra, të gjithë (qesh).
Top Channel