Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në pikën e skrapit në Elbasan është e pamundur pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe më efektive është ndërhyrja tokësore.
Ai theksoi se problemi më i madh është ndotja dhe se zjarri mund të vijojë deri nesër.
Çako: Prej orës 11:00 të ditës së sotme, është konstatuar një zjarr masiv në pikëgrumbullimin e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan. Janë angazhuar pothuajse të gjitha forcat, e Elbasanit, të Tiranës, po punohet për të krijuar një perimetër, pasi vendgrumbullimi është masiv, arsyeja e zjarrit duhet të sqarohet pasi të fiket komplet. Nuk paraqet rrezik për zonat e banuara apo për persona. Zjarri nuk mund të fiket nga ajri sepse krijon më shumë oksigjen. Veprimi që po kryhet aktualisht për heqjen e të gjithë skrapit ngjitur me masivin, për të krijuar një perimetër të djegshëm dhe eliminimin e masës tjetër”.
Sipas Çakos, zjarri nuk përbën rrezik për zonën dhe as për banorët.
“Gjithsesi, janë marrë masat për të rritur në maksimum sigurinë e punonjësve të mbrojtjes nga zjarri, por edhe të punonjësve të tjerë që po punojnë aty”.
Zjarri mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen, megjithatë pritet hetimi pas fikjes së zjarrit.
“Ende nuk mund të përcaktojmë shkakun, por është një vendgrumbullim mbetjesh, ku ka edhe lëndë kimike, bateri të ndryshme që mund të krijojnë reaksione. Gjithsesi, kjo është një çështje që i përket ekspertëve pas fikjes së zjarrit“, u shpreh Çako.
Top Channel