Provat ditore të “Dancing With The Stars” nisën me tensione nga Juliana dhe Dion, të cilët nuk lanë pas deklaratat që kanë bërë në shfaqjen e së premtes.

“Grupin mendoj që e penalizoi mungesa e provave” është shprehur konkurrentja, gjë që ka acaruar kolegët e saj, përfshirë balerinin shoqërues.

Dion: Ke theksuar mungesë provash.

Juliana: Jo nuk e kam thënë atë, e ke keqkuptuar.

Dion: S’kemi bërë prova mjaftueshëm.

Juliana: Jo, kjo është fjala e fundit që kam thënë, aty e kam përfunduar. Ndër të tjera kur u pyeta kam thënë tre gjëra që kam pëlqyer dhe tre gjëra që nuk më kanë pëlqyer. U bë një super koreografi, një super show. Po ja që gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duam.

Dion: Çfarë mendove që ty të penalizoi?

Juliana: Karakteri që kishe me Enin, Ronaldo me Enin. Unë e kisha me oraret.

Dion: Çfarë kisha unë me Enin?

Juliana: Unë po flas ti po flet. Ku flet dikush duhet ta respektosh.

Dion: Kur kemi lënë oraret me grupin dhe nuk kanë ardhur të gjithë, koreografia grupit këtu cënohej.

Juliana: Janë këto gjërat e vogla që ndikojnë.

E gjithë situata e krijuar u komentua edhe nga dyshja Fifi-Graciano, që janë mërzitur nga deklarata Julianës.

Fifi: Tani që pashë dy skuadrat, pashë që pasodoblet paskan qenë në sinkron. Olta tha që nuk kanë qenë në sinkron. Në fillim ishin të gjithë sinkron.

Graciano: Ndoshta ka qenë duke folur më Ilirin në Atë moment dhe se ka parë atë pjesën. Nëse do të shohësh një moment që nuk kanë qenë në sinkron, ka qenë Xhuli (Juliana). Edhe për atë koreografinë me topa, që më dhemb zemra për atë koreografi se e kam ndërtuare vetë, e ka prishur Xhuli.

Fifi: Kur e pyetën, çfarë tha: Na kanë penalizuar provat. Jo moj Xhul, na ke penalizuar ti.

Graciano: Provat tha, ti nuk ke punuar dhe ardhur në orar (qesh). Domethënë problemet e kanë veç oraret, kur ajo ditën e parë nuk erdhi vetë të gjithën. Apo drejtoresh jep urdhrat gjithmonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA