Zyrtarët e lartë të SPAK-ut kanë përfunduar vizitën studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin është bërë me dije nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, ambasada ka zbardhur edhe takimet e zhvilluara nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew.

Takimi u krye së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Në vizitën disa ditore, Prokurorë diskutuan për sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA