Ndizet sërish debati mes Ronaldo Sharkës dhe anëtares së jurisë së “Dancing With The Stars”, Olta Gixhari.

Shkak në këtë rast është bërë ekzekutimi jo i duhur i një valsi. Ndërsa Ilir Shaqiri dhe Lori Bala si juri profesioniste u treguan të rezervuar në komentet e tyre, duke vënë në dukje gabimet por edhe vlerësuar përpjekjet e moderatorit për të kërcyer, Olta tha prerë se “ky është valsi më i shëmtuar që kam parë deri tani”.

Komenti nuk u prit mirë nga Ronaldo, i cili shtoi se nëse do të kishte “dëgjuar këshillat e njerëzve si Olta, do të isha akoma në Lushnje” duke bërë ndonjë punë çfarëdo që nuk ishte ëndërr e tij. Nga ana tjetër, Valbona Selimllari, duke u tërhequr vëmendjen të dyve për debatet personale që sjellin në skenë, vlerësoi Ronaldon për performancën duke theksuar se më në fund ja doli të dilte nga konfortzona.

Iliri: Nga ana interpretuese ishe në “mood-in” e duhur. Nga ana teknike, kur ti bën hapin e parë të valsit, e mbështet femrën në një mënyrë katastrofike. Karikon peshën mbi femrën dhe i jep një anti bukuri të gjithë gjësë. Gjëja e dytë, hapat në vals bazohen në pozicionin e gjashtë të këmbëve që janë të mbledhura, jo gjithmonë hapur. Kjo sjellë një lloj ndjesie sikur t’i ke vazhdimisht humbje ekuilibri në të gjithë manezhet që bën me damën. Të përgëzoj për rrotullimet promenadë.

Lori: Unë u mësova duke të parë në performancat e latines dhe se sa me zemër dhe shpirt i ke kërcyer ato. Gjë që nuk e pash te valsi, se di pse nuk e shijove. E fillove shumë fisshëm, por nuk e di pastaj se ç’pate një lloj kontraktimi.

Olta: Shkallët janë problemi.

Lori: Ja merru ti me shkallët tani.

Olta: Mësoni pak nga Sardi, ai është mbreti i shkallëve.

Ronaldo: Olta, se u bë edhe java e gjashtë dhe duhet të kesh mësuar nonjë gjë nga kërcimi tani. Tek kërcimi nuk vlerësohen vetëm shkallët, se ngele duke përmendur vetëm këtë gjithmonë.

Olta: Nuk kam filluar akoma me ty Ronaldo. Kur të më vijë radha do flasë.

Valbona: Tani këto kam filluar s’kam filluar, mos na e bëni të mërzitshme tani sepse jemi në një nivel tjetër. Çfarë janë personale, mbajini jashtë kësaj dere. Çfarë ka të bëjë me kërcimin, vazhdojini këtu.

Ronaldo: Për kërcimin e kishim.

Valbona: Unë të përgëzoj për një gjë Ronaldo sepse ti ke dalë nga konfortzona jote më në fund. E kishe posturën shumë të mirë, nga mesi e humbe pak, por që një gjë më pëlqeu, kishe dalë nga konfortzona jote.

Eno: Olta ti thuaj çfarë të duash, por thjesht vëri në dukje që ishte më romantik si version sot.

Olta: Po po, patjetër. Mua në fakt më erdhi keq sepse gjatë performancës, ndoshta ka pasur edhe emocion, por e pash që humbi ekuilibrin. Është e vërtetë dhe më erdhi shumë keq realisht. Ndoshta nga emocionet, ose sepse jeni përqëndruar më tepër tek performanca e shkuar, por ky nuk është argument. Është valsi më i shëmtuar që kam parë deri tani.

Ronaldo: Është çështje gustosh. Nuk bie pre e provokimeve të tua dhe një niveli të tillë bisede sepse jemi në televizion e dashur.

Olta: Jo, ne nuk po bisedojmë.

Ronaldo: E dyta, po them një shprehje Olta por të lutem dëgjoje dhe mbaje mend mirë: ‘Për të njohur një njeri, vëre në pushtet dhe del fytyra e tij e vërtetë.” Ajo karrige nuk të bënë ty të flasësh çfarë të duash dhe si të duash, u referohem komenteve të tua për padjeshkën. Ironitë, lëre se nuk të shkojnë fare.

Olta: Më the mbaje mend, unë e harroj po nuk e shënova.

Ronaldo: Mund ta shohësh në youtube, nuk ke nevojë ta mbash shënim sepse e ke të regjistruar. Ka avancuar teknologjia.

Olta: Po dua ta mësoj tani direkt unë, s’pres dot deri nesër. Po këto perla që nxjerr ti nga goja, si mund të pres deri nesër unë.

Ronaldo: Po mbaje mend, sepse ti harron shpejt.

Eno: Ronaldo, ti ke të drejtën e fjalës, por të lutem të mos kalonim në sharje e ofendime.

Ronaldo: Unë po flas për performancën e mëparshme. U komentua shumë mbi atë padjeshkë dhe unë nuk fola. Të thuash që ajo padieshkë është e lehtë, kur unë jam 120 kg dhe u deshën 4 burra…

Olta: Bravo u qoftë atyre çunave që të mbajtën. Bravo u qoftë atyre krahëve të fortë që të mbajtën ty. Kaq.

Ronaldo: Tani se ëndrra jote ishte të bëje një padieshkë të tillë para meje dhe ja arrita unë ta realizoja i pari, s’kam ç’them unë.

Iliri: Roni janë 120 kg, pjesëtoje për 4, aq u bie nga 30 kg për kokë.

Ronaldo: Matematika qenka problem…

Iliri: Po tani 120÷4 = 30. Kaq i bie apo jo? Tani ti analizove matematikën time.

Ronaldo: Nëse atë padieshkë do e kishte bërë një grua, vajzë, ju do e komplimentonit. Gjithsesi unë jam i lumtur me këtë performancë, e shijova dhe më pëlqeu shumë.

Por si votoi juria. Valbona Selimllari e vlerësoi Ronaldon me 7 pikë, Lori Bala me 6 pikë, Ilir Shaqiri 5 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.

22 pikë për Ronaldo Sharkën dhe partneren e tij Frenki. Por si e pritën ata këtë gjë? Në momentin që iu kërkua t’i thoshte publikut ta votonte, Ronaldo u shpreh thjesht se do të donte të ishte shembulli se si njerëzit demoralizohen çdo ditë.

“Nëse unë do të kisha dëgjuar njerëz si Olta çdo ditë në jetën time, do të isha akoma në Lushnje duke bërë nonjë punë që nuk ishte ëndrra ime. Fakti që nuk i kam dëgjuar këta njerëz, tregon se pse unë po punoj sot në punën që dua në Tv-në që dua. Unë këtu nuk kam ardhur për të ndarë tokat. Dëgjoj me vëmendje këshillat e Ilirit dhe të Lorit sepse unë nuk i kap dot profesionalisht ata. Gjithsesi vazhdoni dhe mos dëgjoni asnjë njeri si Olta miq. Mos e harroni, votoni VIP 9”- përmbylli Ronaldo.

Votoni nga Shqipëria dhe Kosova në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 duke dërguar me mesazh emrin e VIP-it tuaj të preferuar, dhe mos harroni; mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA