Atalanta dhe Luixhino nuk lanë pas komentet e jurisë së “Dancing With The Stars”, për mënyrën e realizimit të padjeshkës, që po ashtu u komentua edhe nga konkurrentët e tjerë.
Gjatë provave ditore, dyshja diskutoi në palestrën e provave rreth situatës.
Atalanta: Dëgjova që disave u kishte ngelur në tru padjeshka jonë.
Luixhino: Problemi është që i ngelet kunj tjetrës, jo të zotit të punës.
Atalanta: Ne të dy kemi fakte dhe prova që e kemi bërë këtë padjeshkë tre javë përpara.
Luixhino: Po.
Nga ana tjetër konkurrentja u shpreh se ka rivalitet me të gjithë pjesëmarrësit e këtij sezoni të “DWTS”. Por sërish, si për të zbutur disi deklaratën e saj, Atalanta shtoi se pavarësisht konkurrencës ajo ruan normat me të gjithë.
Top Channel