Kaosi në seancën plenare është përshkallëzuar edhe me përdorimin e lëndëve tymuese.

Teksa mazhoranca po kalon me votim disa projektligje, deputeti Ervin Salianji ndezi nga Foltorja disa tymuese, duke e bërë akoma më të vështirë vazhdimin e seancës.

Duke qëndruar ‘live’ në rrjetin social “Facebook”, Salianji komentoi projektbuxhetin e vitit 2024, duke e cilësuar buxhet për mafiozët.

“Buxheti i Partisë Socialiste është buxhet për oligarkët, për mafiozët dhe njerëzit e lidhur me Partinë Socialiste. Ditët që ka diskutim buxheti, PS ka festë për të ngrënë bakllava ndërkohë që qytetarët e kanë ditë zie pasi u vidhen paratë. Prej ditësh kemi kërkuar që PS të japë llogari për qindarkat që vjedhin për shkak të mungesës së kontrollit. E çon 25 milionë euro 1 km rrugë. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë që ky parlament që po kthehet në terrorizëm parlamentar t’i kthehet qytetarëve. Jeni të mbaruar. Jepni fjalën për procedurë se nuk e keni pronë. Nuk do të lejmë të hanin Shqipërinë si bakllavanë. Nuk është ditë feste”.

Demokratët janë shprehur të vendosur të pengojnë zhvillimin e seancave plenare dhe komisioneve parlamentare, “deri kur të rikthehet normaliteti dhe mazhoranca të respektojë opozitën”, sikurse pretendojnë ata.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA