Irgen Çela dhe partnerja e tij Joana zhvilluan të fokusuar provat e tyre ditore për të arritur realizimin e performancës në mbrëmjen e së premtes të “Dancing With The Stars”.

Por sërish aktori nuk kurseu ironitë për anëtarët e jurisë, ku u përqëndrua kryesisht tek Ilir Shaqiri. Irgeni u ndal sërish tek komentet që kryetari i jurisë bëri në kërcimin më të fundit të “DWTS”.

“Duhet të kalojë pak lart Iliri se ngeli vetëm poshtë. Nuk e di pse është fiksuar vetëm me pjesën poshtë”, tha ai duke qeshur.

Pas nuk la as anëtarët e tjerë të jurisë, komentet e të cilëve i kanë lënë të pakënaqur ata.

“Problemi janë komentet më shumë se pikët. Neve na ka lënduar gjesti”, deklaroi Irgen Çela teksa vijonin provat në palestrën e kërcimeve.

Ndërkohë edhe tek konkurrentët e tjerë të “DWTS” ka nisur të ndjehet konkurrenca për të fituar sa më shumë pikë në performancën finale të javës. Këtë të premte ata do të zhvillojnë kërcimet e tyre personale dhe ato në grup, për të cilat do të vlerësohen nga anëtarët e jurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA