Mbrëmja e sotme solli një atmosferë fantastike në Pallatin e Kongreseve, pasi zëri i Elsa Lilës kumboi në koncertin e saj të parë recital në Tiranë.
Me koncertin të titulluar “Finalmente Elsa” këngëtarja është rikthyer në qytetin e saj, nga ku nisi shumë vite më parë.
Me sharmin e saj Elsa Lila ka preferuar të qëndrojë në veshjen klasike në ngjyrat bardh e zi.
Në nisje të koncertit recital artistja e njohur ka falënderuar bashkëpunëtorët që kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti, por në veçanti Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për kontributin e jashtëzakonshëm.
Ajo shoqërohet nga një bandë muzikore italiane në performancat përfshirë këngët “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.
Dy ditë më parë me emocionet për këtë event të rëndësishëm në karrierën e saj, në një konferencë për mediat Elsa Lila u shpreh se organizimi vjen si një ndjenjë detyrimi ndaj artdashësve që e kanë mbështetur në këto 27 vite në muzikë.
Top Channel